Kjara Lubik
MEDITIME
"O Zot, o Zot, përse më braktise?"
(Elí, Elí, lemà sabacthàni)
"Elí, Elí, lemà sabachtàni". Janë fjalët që klithi Jezusi në gjuhën e folur nga e ëma, kur e ndjeu veten të braktisur.
Sa shumë thotë kjo klithma Jote në gjuhën e nënës tënde! Kur dhimbja arrin atë cak, në të cilin jeta qëndron pezull... atëherë edhe një fije zëri po të të ketë mbetur thërret nënën, sepse nëna është dashuria.
Por Ti, si Bir i Zotit, e kishe shtënë tërë dashurinë në Zotin dhe Zotin pate thirrur. Si njeri kishe dashuri edhe për Nënën tënde qiellore. Në pamundësi për t'i thirrur të dy, pate thirrur Atin me zërin e nënës Tënde.
Sa i bukur që je në këtë dhimbje të pafund, o Jezus i braktisur!
Kjara Lubik
"Meditime" Përktheu nga italishtja Çezar Kurti, Città Nuova Editrice, Italia, 1996.